Një rast i rrallë i lindjes ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, pacientja me inicialet A.I., 51 vjeçare, ka lindur një fëmijë të gjinisë mashkullore, me peshë 3.6 kilogramë.
“Lindja është kryer me operacion, suksesshëm. Pas lindjes, neonatologët e Klinikës së Neonatologjisë, kanë kryer të gjitha kontrollet e foshnjës dhe kanë monitoruar në vazhdimësi gjendjen shëndetësore. Gjendja e pacientes dhe e bebes është stabile, sipas mjekëve, dhe shumë shpejt do të lirohen për në shtëpi”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi i...
Rezoluta e plotë e Kuvendit për shpalljen e Iranit shtet spo...
Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani në trajtim intensiv për plagë të...
Tensionet rajonale, Kina ofron ndihmë humanitare për Iranin,...
Sekuestrohen mbi 2 mijë palë syze dielli “Gucci, “Porsche” d...
Nis zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejt...