Një person ka pësuar lëndime të lehta pasi ishte goditur nga një veturë të hënën në Prizren.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari 23 vjeçar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, duke lëvizur nga mbrapa e godet një person, i cili ishte menaxher i marketit ku ndodhi aksidenti, shkruan arbresh.info.
“Me datë 13 qershor 2022 rreth orës 16:05, në rrugën “ Brigada 128 “, përball My Market, në Prizren vozitësi N N ishte duke drejtuar veturën e tipit VË Pasat me targa të panjohura. Duke lëvizur mbrapa rikverc, për ta parkuar ne parking te “My market”, gjatë këtij veprimi i dyshuari me pjesën e pasme të veturës e godet këmbësorin, i cili ishte duke qëndruar para marketit e duke e rregulluar mallin, pasi që i njëjti është menaxher në këtë market”, njofton policia.
Pas goditjes vozitësi është ndal ka biseduar me te lënduarin dhe pastaj i lënduari dhe vozitësi kanë vazhduar ne rrugët e tyre, ndërsa këmbësori i lënduar ne ora 17:20 minuta ka kërkuar ndihmën mjekësor ne spitalin e Prizrenit, pas tretmanit mjekësor ishte liruar ne shtëpi.
“Sot me 15.06.2022,Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të dyshimtin LH., i lindur në vitin 1999, e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me Lëndime të Lehta Trupore dhe ikje nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti shkon në procedurë të rregullt dhe dërgohet ne Gjykatën për Kundërvajtje./arbresh.info/
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...