E dhimbshme, 27 vjeçari nga Kamenica vdes nga Covid 19

23:42 | 29 Korrik 2020

Një 27 vjeçar nga Kamenica ka ndërruar jetë pasi është prekur nga virusi Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

“Një djalë të ri kamenicas sot na e morri virusi i zi. Vështirë të gjenden fjalë për familjen, të cilëve iu shprehë dhimbjen më të sinqertë për këtë humbje! Ju qoftë i paharruar kujtimi për Bersantin, djalë shembullor, profesionist i mprehtë, e shok i dashur.”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje që të ndalohet praktika e zgjatjes së dorës dhe të mbahet distanca sociale.

“Të dashur qytetarë, jam i vetdijshëm për mënyrën se si organizohemi si komunitet; për respektin; modestinë e dashurinë. Kam qenë vet i pranishëm në situata ku tjetri nga keqardhja, apo ndjenja e respektit ka menduar që zgjatja e dorës është e duhur. Ju lutem mos e bëni një gjë të tillë. Respekt sot është të mos ia zgjatësh dorën tjetrit.”

“Secili prej nesh jemi ushtare ne luften e perbashket kunder ketij virusi. Sonte e humbem nje beteje, por luften duhet ta fitojme! Ju lutem shumë, mbajeni distancën; mos folni për dore; dhe mbajeni higjienën shumëfish më shumë se më parë; kufizoni lëvizjet maksimalisht.”, shtoi ai.

Një djalë të ri kamenicas sot na e morri virusi i zi. Vështirë të gjenden fjalë për familjen, të cilëve iu shprehë…

Publiée par Qëndron Kastrati sur Mercredi 29 juillet 2020

Lajmet më të lexuara