Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit për tre persona të cilët dyshohen për trafikimin e një gruaje.
Tre të dyshuarit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, ndërkaq ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Trafikimi me njerëz” dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, transmeton arbresh.info.
Prokuroria ka bërë të ditur se të pandehurit B.H. dhe B.A. në disa lokacione të ndryshme në Gjilan e kanë trafikuar viktimën A.H., që t’iu ofrojë shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm.
“Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit B.H. dhe B.A., në disa lokacione të ndryshme në komunën e Gjilanit, për qëllime të shfrytëzimit seksual kanë trafikuar të dëmtuarën A.H., ashtu që e njëjta të ofroj shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Me këto veprime të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Trafikimi me njerëz’’.
Ndërkaq i pandehuri H.B. dyshohet se ka kryer veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”. /arbresh.info/
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...
Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë n...
Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa t...