Petrit Daniqi është qytetari nga Gadimja e Lipjanit i cili nxori nga lumi trupin e të miturit, Zejn Zejnullahut, tashmë të ndjerë.
Ai tregoi se si e pa të miturin dhe e bëri tërheqjen e tij nga lumi.
Ai tha se në momentin që e ka kapur trupin e djalit, ka bërtitur me të madhe për ndihmë, derisa dolën edhe fqinjët nga shtëpitë e tyre.
“E kam parë duke e çuar vala…, kam bërtitur sa kam mundur. Kur e kemi shtrirë djalin, kur kanë kaluar kaluesit , i kanë dhënë ndihmë. Mu ka dhimt si evlad i jemi”, tha ai në një intervistë për klankosova.
Lidhur me këtë rast tragjik, Policia e Kosovës ka nisur hetimet. Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh.
“Lidhur me rastin, pas pranimit të një informate se viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi, ka filluar kërkimi i tij me ç’rast nga dëshmitari mashkull kosovar i njëjti është gjetur në lum. Viktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet përkatëse, dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, njoftoi Policia.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...