Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së sektorit të ICT-së dhe industrisë kreative, duke i cilësuar si shtylla kyçe të zhvillimit ekonomik të kryeqytetit.
Në një postim, Çeku ka përmendur kompaninë ndërkombëtare Teleperformance, e cila operon në Kosovë që nga viti 2017 dhe tashmë është një nga punëdhënësit më të mëdhenj të sektorit në Prishtinë.
Ai ka vlerësuar se suksesi i kësaj kompanie, ku tashmë edhe pozitat menaxheriale udhëhiqen nga profesionistë kosovarë që menaxhojnë ekipe në Gjermani, dëshmon për potencialin dhe kualitetin e të rinjve në vend.
“Komuna duhet të mbështesë kompani të tilla, sepse synimi është i qartë: papunësia nën 5%, dhe një rini që njihet jo si fuqi punëtore e lirë, por kualitative dhe e adaptueshme”, ka deklaruar Çeku.
Ai shtoi se e ardhmja e Prishtinës është digjitalja, inovacioni dhe shërbimet teknologjike që eksportohen, duke bërë thirrje për një përkushtim të përbashkët për një Prishtinë që punëson dhe zhvillohet./Arbresh.info
Maqedonci: Ëndrra e Adem Jasharit për shtet dhe ushtri, ësht...
Bora rinovon kontratën me trajnerin Zoran Kašćelan
Osmani propozon zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit, p...
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...