Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka kujtuar sot dy vjetorin e rënies heroike të rreshterit Afrim Bunjaku në sulmin terrorist në Banjskë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kusari-Lila tha se më me flijimin e Bunjakut, ai dëshmoi dashurinë e pakushtëzuar për Kosovën dhe përkushtimin për rendin, ligjin dhe sigurinë e qytetarëve tanë, transmeton Arbresh.info.
“Sot, në përvjetorin e dytë të rënies së heroit Afrim Bunjaku, përulemi me respekt të thellë para sakrificës së tij të madhe. Afrimi u rreshtua në altarin e lirisë dhe të demokracisë, krah të gjithë atyre që e bënë këtë vend shtet dhe të lirë. Me flijimin e tij, ai dëshmoi dashurinë e pakushtëzuar për Kosovën dhe përkushtimin për rendin, ligjin dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, ka shkruar Kusari-Lila.
Ndër të tjera, Kusari-Lila u shpreh se sakrifica e Bunjakut është kujtesë e përhershme e shtetit teksa theksoi se kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë frymëzim i guximit, besnikërisë dhe dashurisë ndaj atdheut.
“Liria dhe demokracia nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë – ato duhet mbrojtur dhe kultivuar çdo ditë. Sakrifica e Afrimit është kujtesë e përjetshme se shteti dhe liria jonë u fituan me gjak, me mund dhe me heroizmin e bijve më të mirë të kombit. Policia e Kosovës, së bashku me të gjitha forcat e sigurisë, vazhdojnë punën e tyre të pandalur për të mbrojtur atdheun dhe qytetarët, duke nderuar dhe lartësuar kujtimin për Afrimin dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për Kosovën. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë frymëzim i guximit, besnikërisë dhe dashurisë ndaj atdheut. Lavdi e përjetshme Heroit Afrim Bunjaku”, u shpreh Kusari-Lila./Arbresh.info
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...
KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën