Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan me leje të Prokurorit të Shtetit ka realizuar një kontrolle në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tre personave nga fshati Cernicë.
Sipas njoftimit, kontrolli është realizuar pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operative dhe sigurimit të provave se të dyshuarit mes të datave 31.12.2024-01.01.2025 dyshohet se kanë shtënë në ajër me armë, shkruan Arbresh.info.
“Me datën 04.01.2025 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan me leje të Prokurorit të Shtetit ka realizuar një kontrolle në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tre të dyshuarve R.H. (viti i lindjes 1979), R.H (viti i lindjes 2002) dhe A.H. (viti i lindjes 2003) të gjithë meshkuj kosovar nga fsahti Cernicë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje policia ka bërë të ditur se cilat armë janë sekuestruar gjatë kontrollit:
Dyqind e gajshtëmbëdhjetë (216) fishekë të kalibtir 30.06 mm.
Policia bën të ditur se tre të dyshuarit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, rast i cili do të procedohen në Prokurorinë Themelore./Arbresh.info/

Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...