Një vrasje në tentativë dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Gjakovës para dy ditësh në pikë të ditës.
I dyshuar kishte shkuar në punëtorin e viktimës dhe për shkak të një mosmarrëveshje, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrës së viktimës.
“Gjakovë 16.03.2021-12:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje-fjalosje me viktimën mashkull kosovar (në punëtorinë e viktimës) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrës së viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
Policia pas pranimit të rastit, kanë shkuar për ta bastisur shtëpinë e të dyshuarit por nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë armë të dyshuar.
“Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me urdhër të prokurorit, njësitet policore kanë bërë bastisjen e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit, por nuk kanë arritur të gjejnë armën e cila dyshohet të jetë përdorur. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...
Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ...