Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën prapa Teatrit Kombëtar të Kosovës, në rrugën “Agim Ramadani”, me dyshimin se në disa kontejnerë të bërllokut gjendet një mjet shpërthyes.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke thënë se njësitet përkatëse të Policisë janë në vend të ngjarjes.
“Aktualisht, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës janë në vend të ngjarjes pasi dyshohet se në kontejnerët që gjenden në rrugën “Agim Ramadani” gjendet një mjet shpërthyes. Policia është duke u marr me rastin”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti për Koha.net.
Ajo ka thënë se aktualisht është vetëm dyshim dhe deri në përfundim të hetimit të rastit nga njësitet përkatëse, asgjë nuk mund të konfirmohet.

Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...