Dyshohen për trafikim me njerëz – arrestohen dy persona në Ferizaj

09:13 | 16 Mars 2025
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj, një grua dhe një burrë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.

Sipas policisë dyshohet se të njëjtit gjatë vitit 2024 në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartëcekur ndaj katër viktimave femra kosovare duke kryer veprimtari të kundërligjshme dhe transportim e tyre me qëllim shfrytëzimi dhe përfitimi për veten e tyre, shkruan Arbresh.info.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.

“TRAFIKIM ME NJERËZ Ferizaj / 2024-Mars 2025 – NN. Me 15.03.2025 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar -e nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartëcekur ndaj katër viktimave femra kosovare duke kryer veprimtari të kundërligjshme dhe transportim e tyre me qëllim shfrytëzimi dhe përfitimi për veten e tyre. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale