Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotivë –Njësia e Pejës, gjegjësit hetuesit nga kjo drejtori, kanë kërkuar ndihmnm e qytetarëve për kapjen e dy të dyshuarve për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Ata i kanë publikuar fotot e të dyshuarve edhe në rrjetin social, Facebook.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Pejë, në koordinim dhe me autorizim nga prokurori i shtetit, në vazhdën e hetimeve lidhur me një rast, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’, bënë publikimin e fotografive të personave të dyshuar, duke kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi”.
“Për çdo informatë, mund të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”.
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri
Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë ...
Kosova nis përgatitjet anti-Sllovaki
Negociata të mundshme me Iranin, Netanyahu dhe JD Vance bise...