Një rast i dyshuar i falsifikimit të parave është raportuar në Policinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme në kryeqytet.
Sipas raportit policor, një qytetar mashkull kosovar ka njoftuar se gjatë procesit të numërimit të parave ka hasur në 108 monedha metalike, me vlerë të përgjithshme prej 963 euro, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, duke konfiskuar monedhat e dyshuara si provë materiale. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kompetent.
“Prishtinë / 08.04.2026 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë numërimit të parave janë identifikuar 108 monedha metalike me vlerë prej 963 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e PK.
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...
Kurti udhëton për në Londër, pritet të marr pjesë në diskuti...
Hamza për Ditën e Kushtetutës: PDK mbetet e përkushtuar në r...
Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë në vend