Hetimet për dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit në rajonin e Gjilanit po vazhdojnë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka deklaruar se deri më tani janë intervistuar 14 persona, ndërsa intervistimi i të tjerëve do të vazhdojë në varësi të zhvillimit të hetimeve.
“Hetimet po vazhdojnë, deri më tani janë intervistuar 14 persona dhe varësisht nga të gjeturat, Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë, këta persona dyshohen për falsifikim të rezultateve të votimit”, tha Hashani.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së