Pas aksionit të zhvilluar sot në Ministrinë e Bujqësisë, Prokuroria Speciale ka konfirmuar nisjen e një hetimi lidhur me mënyrën e dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.
Prokurori i rastit, Admir Shala, bëri të ditur para mediave se bastisjet janë zhvilluar në katër lokacione të ndryshme, përfshirë institucione shtetërore dhe një kompani private.
Sipas tij, bastisjet janë kryer në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Agjencisë për Zhvillim Bujqësor (AZHB), Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), si dhe në lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës.
“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Jemi duke i zhvilluar bastisjet, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme, drejt zbardhjes së rastit konkret. Lokacionet që po bastisen janë Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe lokacioni i kompanisë përfituese të konkratës.” tha Shala./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...