Dy të rinj nga Kosova kanë vdekur në një aksident në Itali, derisa një është në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Siena-Bettolle në zonën Casetta, afërsi të komunës Castelnuovo Berardenga.
Një veturë udhëtonin tre shtetas kosovarë. Vetura ka dalë nga rruga duke u aksidentuar rëndë. Dy prej shtetasve kosovarë që udhëtonin me të, të moshës 21 e 22 vjeç kanë vdekur, ndërsa i treti është plagosur dhe është në rrezik për jetën.
Vetura është përplasur me ndarësen e rrugës duke e kapërcyer atë dhe është rrokullisur me një shpejtësi mjaft të lartë për dhjetëra metra.
Tre të rinjtë nga Kosova ishin punëtorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit ndërsa po shkonin në punë, përcjell albinfo.ch.
Supozohet se dalja e veturës nga rruga është shkaktuar ose nga dalja papritmas e një kafshe që i ka zënë rrugën ose nga lodhja e gjumit që mund të ketë goditur drejtuesin e automjetit.
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut