Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, sot rreth orës 01:10 të mëngjesit, në një lokal nate në qendër të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë së Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 01:10 të mëngjesit, është informuar se ka pas të shtëna me armë zjarri në lokal, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është informuar se ka pasur përleshje ndërmjet tre të dyshuarve dhe dy viktimave”, tha për telegrafin, zëdhënësi Rugova.
Sipas tij, në këtë incident janë plagosur dy persona dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Në këtë ngjarje janë plagos dy persona dhe sipas mjekëve këta janë jashtë rrezikut për jetë. Sipas prokurorit kjo vepër është vrasje në tentativë”, tha ai.
Rugova tha se të dyshuarit janë të njohur për Policinë e Pejës.
“Personat janë të njohur për policinë, por janë në arrati. Policia ka marr masa për bastisjen e disa lokacioneve por nuk ka të arrestuar. Nga ky rast janë konfiskuar dy armë”, tha Rugova./Telegrafi/
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka