Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë të mitur në Mitrovicë pasi që të njëjtit kanë marrë disa artikuj në një furrë buke dhe punëtorit ia kanë ofruar për pagesë një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Pas intervistimit në stacion policor janë shoqëruar edhe dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që për të njëjtit dyshohet se në bashkëveprim në mënyrë të organizuar kanë vënë në qarkullim kartëmonedhën e dyshuar.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt./Arbresh.info
“Fundi i një epoke” – Silva me lot në sy n...
Hamza takon profesionistët shëndetësorë: T’i themi stop kriz...
“Një korridor nderi për kampionët” – Crystal Pal...
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për...
Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelze...
Shëngjini hap zyrtarisht sezonin turistik