Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas të Serbisë në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, pasi dyshohet se hynë ilegalisht në Kosovë.
Në automjetin me të cilin po udhëtonin, policia ka gjetur një aspirator kuzhine, i cili është sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor.
“Fsh. Rogoqicë, Kamenicë 24.10.2025 – 18:40. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë, pasi që me automjete kishin kaluar kufirin ilegalisht. Në automjet i është gjetur një aspirator kuzhine, e cila është sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...
NATO: S’ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kos...
Maqedonci për blerjen e raketave kineze nga Serbia: Shpërfaq...
Osmani: Masakra e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë dëshmi e k...
Vuçiq: Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm nga ale...