Policia e Kosovës ka njoftuar se dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë janë suspenduar përkohësisht nga detyra, me vendim të drejtorit Rajonal të Policisë në Mitrovicën e Jugut.
Sipas njoftimit zyrtar, vendimi për suspendim është marrë pas dyshimeve se të dy zyrtarët janë përfshirë në shkelje disiplinore.
“Ky vendim është marrë në orët e hershme të ditës së sotme, më 03 maj 2025 pasi dy zyrtarët policorë dyshohet se janë të përfshirë në shkelje disiplinore”, thuhet në njoftim.
Hetimet ndaj dy zyrtarëve do të vazhdojnë varësisht nga cilësimi i shkeljeve disiplinore nga Drejtoria e Hetimeve të Brendshme./Arbresh.info
Qyteti i Sarajevës e angazhon një avokate në Milano për rast...
I kërcënoi me granatë dore policët, 1 muaj paraburgim të pan...
Interi humb mbi 65 milionë euro pas eliminimit të hershëm ng...
Takimi Haxhiu-Spiropali, diskutohet bashkëpunimi i ngushtë m...
Glauk Konjufca: Takimet Kosovë–Shqipëri janë vëllazërore, jo...
Shoqëria civile letër partive politike që të shmangen zgjedh...