Dy persona të lënduar në aksident trafiku te kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë

08:37 | 25 Prill 2025
E.K

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm te kazerma “Adem Jashari”, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmi është konfirmuar përArbresh.info nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30.

“Sot rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Aksident mes dy veturave te rrethi i FSK-së, policia dhe ambulanca në vendin e ngjarjes