Dy persona kanë sulmuar fizikisht menaxherin e një lokali në Skenderaj.
Policia bën të ditur se ky konflikt fizik ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth pagesës.
“Viktima mashkull kosovar (menaxher lokali) ka pësuar lëndime, pasi që dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin konsumuar pije në lokal, për shkak të mosmarrëveshjes rreth pagesës, kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe po ashtu dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se viktima pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë është liruar, ndërsa të dyshuarit të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes, janë arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Po ashtu, në konsultim me prokurorin, janë bastisur dy lokacione-shtëpi të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, njofton Policia. /Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?