Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni policor në Kamenicë ka pranuar një informacion, se disa persona në fshatin Kranidell të Komunës së Kamenicës kanë gjuajt me armë zjarri që i posedojnë pa leje, valide, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë së Kosovës, shkruan arbresh.info
“Me këtë rast, njësitet policore të rendit shoqëruar edhe nga njësia e hetimeve i janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes”, njofton Policia e Kosovës.
Me aprovim të prokurorit të shtetit, është kontrolluar shtëpia (Vila) ku ndodheshin të dyshuarit M.S. (2000) dhe E. Xh. (2000) ku fillimisht ata janë arrestuar, dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar : dy armë pistoleta –
1. EKOL Special99 Cal.9 mm P.A.K dhe
2. Pistoletë ZORAKI 917-T, si dhe 5-gërzhoja të revoles me gas, 1-fotroll e revoles, 1- pushkë ajrore, 23- diabolla për pushkë ajrore dhe 1-fishek që nuk i dihet kalibri të cilat janë pronë e e të dyshuarve të cekur më lartë.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’ për procedura të mëtejme hetimore në procedurë të rregulltë./arbresh.info/



Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?