Në fabrikën e kërpudhave ‘Hirano Mushroom’ në Gushavc të Mitrovicës janë punësuar dy persona me sindromën Down, të cilët do të punojnë me orar të plotë.
Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, premtim i të cilit ishte hapja e kësaj fabrike, ka vizituar këtë fabrikë me dhjetëra persona nga shoqata e personave me këtë sindromë.
“Fabrika e kërpudhave ‘Hirano Mushroom’ ka bërë punësimin e dy personave me sindromën Doën, të cilët do të punojnë me orar të plotë.
Së bashku me dhjetëra persona nga shoqata e tyre vizituam fabrikën, ky për ta ishte organizuar një koktej special.
Personat me sindromën Down kanë nevojë për përkrahje edhe më të madhe nga shoqëria, prandaj çdo kush në bazë të mundësive të tyre duhet t’i ndihmoj”, shkruan kryetari Bahtiri në Facebook.

Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...