Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Pejë, sipas autorizimit nga Gjykata dhe në koordinim me Prokurorin kompetent, ka ndërmarr veprime të nevojshme hetimore lidhur me një rast ‘Deklarim i rremë’ .
Në vazhdën e hetimeve janë siguruar dëshmi të mjaftueshme se, personat e dyshuar F.SH., (2000) dhe A.K., (2005) më datën 13.01.2026, pranë Qendrës për Pajisje me Dokumente të Identifikimit (QPD) Pejë, kanë deklaruar rrejshëm, duke garantuar për identitetin e saktë të personit tjetër të dyshuar A.R., (2003).
“Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve, dhe pas intervistimit prokurori kompetent ka lëshuar vendim për ndalim policor të dy personave të dyshuar. Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve ekonomike, korrupsionit dhe çdo vepre tjetër penale, duke garantuar ligjshmëri, transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...