Dy nga anëtarët e KKZ-së në Ferizaj në gjendje të rëndë pas aksidentit, tre të tjerët jashtë rrezikut për jetë

14:28 | 18 Tetor 2025
E.K

Dy nga pesë anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) të Ferizajt, të cilët u përfshinë në një aksident të rëndë trafiku të premten, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili tha se të lënduarit janë transferuar në Klinikën Intensive pas intervenimit fillestar në Emergjencë.

Ndërkohë, tre anëtarët e tjerë të KKZ-së që ndodheshin në veturë gjatë aksidentit janë në gjendje më të mirë dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.

Bleron Jakupi nga dega e LDK-së në Ferizaj, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë përditësime për gjendjen e tyre:

“Lajme më të mira nga miqtë tanë të Komisionit Komunal Zgjedhor të Ferizajit. Shaban Rexha ka përfunduar me sukses operimin dhe ndodhet nën kujdes mjekësor. Burhani Salihu dhe Nexhmedini Idrizi kanë pësuar fraktura të brinjëve, por janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa Meritani është liruar nga QKUK dhe po vazhdon rikuperimin në shtëpi. Lutjet tona të përzemërta vazhdojnë të jenë me Fetah Bytyqin, i cili është në gjendje më të rëndë. Zoti i forcoftë të gjithë dhe i ktheftë sa më shpejt shëndoshë pranë familjeve të tyre.”/Arbresh.info

Aksident i rëndë në Ferizaj, pesë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor të lënduar – njëri në gjendje kome