Në një shtëpi shumë të vjetër, po jetonin dy jetim në Podujevë. Por, tash atyre po iu ndërtohet një e re.
Krejt kjo punë po bëhet pas iniciativës së Imri Llugaliut, i cili ka mbledhur ndihma nga shumë biznese për ndërtimin e shtëpisë së tyre të re.
Dy vëllezërit që po e presin me padurim shtëpinë e re thanë se sado që janë munduar të punojnë, nuk kanë arritur t’i mbledhin paratë për shtëpinë e re.
Njëri djalë nuk ka dëshirë të dalë në televizion, nga droja se pastaj do ta ngacmojnë fëmijët e tjerë. Këtë mund ta bëjnë shokët e lagjes, pasi ata të shkollës nuk i takon, pasi mësim e ka braktisur për shkak se i është dashur të punojë.
Imami i xhamisë, i cili ka iniciuar ndërtimin e kësaj xhamie, tha se pas dy orëve që kur ka postuar në Facebook fotografitë e shtëpisë, ndihmat janë ofruar menjëherë.
Për ata jetimë është ofruar edhe një ndihmë tjetër. Ata do të kenë mundësi që çdo ditë të ushqehen në një restorant në lagjen e tyre.
Këta dy jetimë, njëri 12 e tjetri 18-vjeçar, deri në ndërtimin e shtëpisë së re po jetojnë tek të afërmit e tyre.
Valon Berisha do të largohet nga LASK Linz, Bosnja dhe Herce...
BE përgatit masa ndëshkuese ndaj SHBA-së për Greonlandën
Roma blindon pozitën e katërt, triumfon në udhëtim tek Torin...
Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës...
“1 miliardë euro për Bordin e Paqes”/ Rama reagon pas artiku...
Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohe...