Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se dje dy femra nga Prishtina janë ankuar se një familjarit të tyre si pasojë e neglizhencës mjekësore i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe pastaj ka ndërruar jetë.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:50, transmeton arbresh.info.
Me rastin tashmë është duke u marrë prokuroria e shtetit.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prishtinë 16.07.2020 – 20:50. Me datën 22.07.2020 dy ankueset femra kosovare kanë deklaruar dhe shprehë dyshime se viktimës për shkak të neglizhencës së stafit mjekësor iu ka përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas ka vdekë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet./Arbresh.info
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Suharekë: 4 milionë euro për QKMF-në e re, njofton kryetari
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...