Asambleistet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, Leonora Gërguri dhe Gentiana Rama, janë distancuar nga marrëveshja e arritur ndërmjet kryetarit të degës së LDK-së, Xhafer Tahiri, dhe kandidatit të LVV-së për kryetar, Sylejman Meholli.
“Shprehim publikisht distancimin tonë të plotë nga çdo marrëveshje e bërë pa miratimin dhe pa koordinimin e organeve qendrore të LDK-së”, thuhet në reagimin e tyre.
Sipas tyre, fotoja e bërë dje me duar të bashkuara mes asambleistëve po keqpërdoret. “Fotoja e bërë dje me duar të bashkuara mes asambleistëve po keqpërdoret dhe është realizuar pas një pohimi të rremë se ekzistonte koordinim me qendrën e LDK-së”, theksojnë asambleistet.
Ato theksojse se çdo marrëveshje apo veprim i ndërmarrë jashtë kornizës institucionale të LDK-së, pa miratimin dhe koordinimin e plotë të partisë, është i papranueshëm dhe i dëmshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për interesat politike.
Ky reagim vjen një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion në Vushtrri midis Tahirit dhe Mehollit, pas së cilës Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi publikisht se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë.
Ambasadori britanik në Kosovë uron Krishtlindjen
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...