Sot rreth orës 18:30 kanë ndodhur dy aksidente në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Këtë rast e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18 :30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar dy persona. Derisa njësitet policore po merreshin me aksidentin e parë në një distancë jo shumë të largët ka ndodhur një aksident tjetër ku po ashtu janë të përfshira dy automjete. Në aksidentin e dytë të ndodhur në fshatin Vranidoll është lënduar një person. Njësiti i trafikut rrugor po merret me rastet”, ka thënë ajo për Arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...