Dy aksidente trafiku kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë ku si pasojë janë lënduar gjashtë persona.
Në aksidentin e ndodhur në rrugën “Garibaldi” janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një furgon.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për arbresh.info ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti,
Ndërsa në aksidentin që ka ndodhur në rrugën “Eqrem Çabej”, janë përfshirë dy vetura ku është raportuar vetëm për dëme materiale. /arbresh.info/
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump