Ministri për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak në konferencën e përbashkët me zëvendëskryeministrin Bsinik Bislimi u shpreh i kënaqur me liberalizmin e vizave për Kosovën.
Dvorak tha se integrimet e mëtutjeshme të Kosovës në Bashkimin Evropian lidhen me dialogun me Serbinë.
Ai u shpreh i bindur se Kosova do të ketë sukses për integrimin e saj në BE.
Duke folur për masat e BE-së ndaj Kosovës, ministri çek u shpreh se Çekia është aleati më i afërt i Kosovës duke thënë se dëshiron ta shoh Kosovën sa më shpejtë në BE.
“Kosova është nën presion për të treguar pikëpamjen e saj konstruktive për dialogun me Serbinë”, u shpreh ai.
Ai tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë më i shpejtë dhe se anëtarët e saj në Këshill do të jenë pro për anëtarësimin e Kosovës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Bislimi: Çekia ka sjellur rezultate të prekshme për Kosovën dhe qytetarët e saj
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK