Me rikthimin e reshjeve këtë fundjavë, janë rikthyer edhe problematikat në Shqipëri . Qyteti i Durrësit është izoluar nga përmbytjet. Mediet vendase raportojnë se, hyrja e qytetit, lagjet 18, 10 dhe zona e Shkozetit janë bërë të pakapërcyeshme nga automjetet, ndërsa e pamundur ka qenë edhe për kalimtarët.
Ujërat e bardha kanë mbuluar qytetin, pasi nuk arrijnë të tërhiqen nga rrjeti i kanalizimeve. Pamjet e mëposhtme tregojnë situatën në qytetin bregdetar sot. Rreth 2 orë më parë breshëri mbuloi qytetin, por tashmë reshjet e shiut janë bërë më intensive, duke shkaktuar probleme të mëdha me qarkullimin, raporton koha.net.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në Elbasan. Qyteti është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar edhe ndërprerjen e energjisë elektrike. Kryeqyteti gjithashtu është përfshirë nga reshjet e shiut dhe breshëri. Deri tani nuk raportohen problematika në qarkullim, ndërsa rrugët janë të kalueshme.
Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitar...
Vazhdon shkëlqimi i Endrickut në Ligue 1
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...
Spalletti: Juventusit i duhet një sulmues i ri, Yildiz është...