Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të marrë pjesë në takimin joformal të kryeministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor, këtë fundjavë.
I pyetur nga arbresh.info se çfarë pret nga ky takim, ai është shprehur se takimi në Durrës, është i drejtuar mbi dokumentet e pajtuara në Trieste.
“Do të shohim se çfarë mekanizma do t’i ndërtojmë bashkërisht në mënyrë që ky orientim të realizohet. Kemi interes të rrisim bashkëpunimin ekonomik në rajon,” është shprehur Mustafa.
Zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë mikpritës i këtij takimi joformal të kolegëve të tij nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, këtë fundjavë, shkruan arbresh.info.
Në kumtesë theksohet se takimi njëditësh për tregtinë, shërbimet, investimet dhe ekonominë digjitale, do të mbahet nesër, në qytetin e Durrësit./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...