Durmishi: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

11:59 | 11 Janar 2025
E.K

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durimishi, njoftoi se, përkundër reshjeve të vazhdueshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.

Ai theksoi se, falë 19 kontratave aktive, ekipi i Ministrisë së Infrastrukturës është në terren dhe po punon pa pushim për të siguruar qarkullimin e lirë në rrugë.

Durimishi bëri thirrje për kujdes dhe për të respektuar rregullat e komunikacionit.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të vozisin me kujdes, duke respektuar rregullat dhe duke u përshtatur kushteve të rrugës,” tha ai, duke theksuar rëndësinë e sigurisë për të gjithë ata që përdorin rrugët gjatë periudhës së reshjeve.”, tha ai./Arbresh.info

Të ngjashme