Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës ku është pritur nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Në një postim në Facebook, Durmishi tha se gjatë takimit është biseduar për bashkëpunimin institucional, në frymën e mirëkuptimit dhe në shërbim të interesit shtetëror, shkruan Arbresh.info.
“Sot takova Myftiun e Republikës së Kosovës, z. Naim Tërnava, me bashkëpunëtorët e tij. Biseduam për bashkëpunimin institucional, në frymën e mirëkuptimit dhe në shërbim të interesit shtetëror. Falënderova Myftiun dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e tyre para dhe pas luftës”, ka shkruar Durmishi. Hysen Durmishi është kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe në listën zgjedhore të kësaj partie garon me numrin 24.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...