Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës, (MMPHI) Hysen Durmishi ka thënë se ish-ministri Pal Lekaj përvec 53 milonëve po del që edhe 44 milionë të tjerë ia ka dhënë Bechtelit gjatë kohës sa ishte në krye të Ministrisë së Infrastrukturs.
Përmes një postimi në Facebook, Durmishi shkruan se edhe kontratë me “çelsa në dorë” e edhe aneks kontratë për punë shtesë vetëm në Kosovë ndodh kjo, e sidomos kur është në pyetje Pal Lekaj me kompaninë Bechtel Enka. shkruan arbresh.info.
“Nuk i paskan mjaftuar 53 milionë, por tash po del që edhe 44 milionë euro të tjera i’a paskan dhënë Bechtelit! Sigurisht, nga buxheti i shtetit, me dorëlirësinë e qeverisë Haradinaj. Rrush me aktakuza do të bëhet Pali, por nuk duhet harruar që Pal Lekaj nuk ka qenë kandidat e as ministër i pavarur, ai ka qenë i emëruar e shërbyer kryeministrit e qeverisë Haradinaj, andaj nuk mund ta trajtojmë si rast të izoluar. Shpresoj që edhe gjykatat ta kryejnë punën e tyre”, shkruan Durmishi./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit