Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se ka pushuar nga puna tre ekzaminer të angazhuar në departamentin për patentë shofer.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Durmishi tha se ata dyshohet se kanë keqpërdorur procesin e punës, përcjell Arbresh.info.
Ai ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do t’i publikoj të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime shumë të mëdha në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.
“Sot kam nxjerrë vendim për shkëputje të marëdhënies së punës për tre ekzaminer të angazhuar në departamentin për Patentë shofer. Këtë veprim e kam bërë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës. Ditëve në vazhdim do të prezentojmë të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime shumë të mëdha në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës”, ka shkruar Durmishi/Arbresh.info
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri
Haradinaj kujton masakrën e Izbicës dhe betejat e 28 marsit ...