Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka deklaruar se ura e Badocit është lëshuar për qarkullim para Vitit të Ri për t’u mundësuar qarkullim më të lehtë mërgimtarëve.
Sipas Durmishit, para lëshimit në qarkullim janë kryer të gjitha testet paraprake.
Ai sqaroi se testimi final ka qenë pjesë e kontratës.
“Ura e Badovcit është lëshuar për qarkullim para vitit të ri për shkak të mërgimtarëve të shumtë që kalojnë në atë kohë. Janë bërë testet paraprake janë bërë shqyrtimet për secilin material që është përdorë atu, ky testimi final që ka qenë pjesë e kontratës në fund është vetëm formal të gjithë inxhinierët e dinë se në qoftë se ka pas monitorim të përditshëm të zhvillimit të punimeve dhe rezultatet e betonit dhe të armaturës kanë qenë të gjitha në rregull dhe janë zhvilluar punimet sipas projektit atëherë që ura është stabile, tani kemi bërë edhe testimet sipas kontratës që i kemi pas dhe rezultatet janë në rregull ura është stabile”, tha ai.
Zëvendësministri hodhi poshtë çdo shqetësim për sigurinë e urës, duke theksuar se ajo ka qenë stabile që nga dita e parë e hapjes dhe mbetet e tillë edhe sot.
“Të mos krijohet një lloj konfuzioni që ne kemi lëshuar urën në qarkullim dhe është rrezikuar dikush aty. Pra, ura ka qenë stabile që në ditën që është lëshuar për qarkullim është stabile edhe sot pesha të rënda kalojnë aty pa asnjë problem”, thekson ministri.
Durmishi gjithashtu u shpreh se Ministria e Infrastrukturës nuk është në dijeni që ndonjë përfaqësues i saj të jetë intervistuar lidhur me këtë çështje.
“Prej neve në ministri nuk e di që është intervistuar dikush”, përfundon ai./Arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën