Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk do të duhej të ishte themeluar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka kryer krime dhe se lufta e saj ishte e drejtë dhe çlirimtare.
Në një postim në Facebook, Durmishi ka theksuar se UÇK dhe pjesëtarët e saj luftuan për liri dhe çlirim, ndërsa Serbia, sipas tij, ka kryer krime kundër njerëzimit dhe gjenocid mbi popullin e Kosovës.
Ai ka deklaruar se lufta e UÇK-së u zhvillua në territorin e Kosovës kundër një agresori, i cili, sipas tij, ka kryer krime makabre duke vrarë dhe masakruar pleq, gra dhe fëmijë.
Durmishi e ka cilësuar Gjykatën Speciale si të padrejtë që në zanafillën e saj, duke shtuar se çlirimtarët e Kosovës nuk do të duhej të gjykohen, pasi lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe çlirimtare.
Sipas ministrit në detyrë, po të ishte dëgjuar zëri i kundërshtarëve të kësaj gjykate në kohën e themelimit të saj, sot nuk do të kishte, siç tha ai, prokurorë që deformojnë historinë dhe të vërtetën e luftës së Kosovës.
Ai rikujtoi se kishte qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale para krijimit të saj, kundër edhe në momentin e themelimit dhe se vazhdon të jetë kundër edhe sot, duke shtuar se deputetët që votuan pro krijimit të saj do të duhej të pendoheshin dhe të kërkonin falje./Arbresh.info
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...