Zyrtari i Nismës, Durim Limaj, njëherësh edhe djali i Fatmir Limaj ka thumbuar ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.
Hasani është i njohur për një rast të pakëndshëm gjatë kohës sa ishte ministër.
Në një mbledhje në Bruksel, ku pranë tij ishte edhe Durim Limaj, Hasani ishte bllokuar kur i ishte kërkuar të fliste në gjuhën angleze.
Mos më thuani që Bajrami ka mësuar anglishten”, ka thënë Limaj.
Hasani kishte lëshuar Nismën dhe kishte aderuar në AAK para zgjedhjeve.
Ai po ashtu pati një postim para disa kohëve ku kishte thumbuar vetë ish-partinë e tij.
“Pse more Valdete Daka kur i shpalli rezultatet se përmendi NISMA-në hiq?”, kishte shkruar Hasani kur ishin publikuar rezultatet përfundimtare të KQZ’së. Nisma nuk kishte kaluar pragun. /Express/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...