KEDS njoftoi se si pasojë e erërave të forta që janë paraqitur kryesisht në rajonin e Dukagjinit, janë shkaktuar disa dëmtime në rrjet. Kjo ka bërë që disa konsumatorë të mbesin pa energji elektrike.
“Ekipet e KEDS po monitorojnë gjendjen në terren dhe po intervenojnë menjëherë aty ku po u jepet mundësia. Disa prishje tanimë janë rregulluar dhe konsumatorëve u është rikthyer energjia, derisa po bëjnë maksimumin që edhe konsumatorët e tjerë të furnizohen sa më shpejt”, thuhet në njoftim.
KEDS kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve duke i ftuar që nëse shohin ndonjë avari në rrjet ta raportojnë atë, sikurse të qëndrojnë të sigurt sa janë jashtë shtëpive të tyre./arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...