Janë institucionet publike, duke përfshirë ato shëndetësore dhe arsimore, të cilat shkelin Ligjin për Kontrollin e Duhanit edhe më shumë se bizneset dhe kafenetë. Qytetarët e anketuar kanë thënë se Inspektorati nuk është duke kryer punën për kontrollin e pirjes së duhanit.
Ndonëse është vendosur shenja e cila ndalon pirjen e duhanit në njërin nga lokalet në qendër të Fushë Kosovës, tymoset duhan vazhdimisht.
Kamerieri vendos në secilën tavolinë nga një mbajtëse filxhani që myshterinjtë të cilët pinë duhan ta përdorin atë në vend të taketukes.
Kamerieri, me kusht që të mos i citohet me emër për gazetë, ka treguar se në çdo 30 minuta e thërret në telefon numrin pa pagesë të Inspektoratit, të cilin thotë se nuk e hap askush.
“Por kur ndodh që vijnë inspektorët u themi që ju kemi thirrur pasi na erdhën disa myshterinj të padisiplinuar”, tregon ai për mënyrën se si gjenden kur inspektorët i gjejnë duke shkelur Ligjin e Duhanit, për çka ligji parasheh gjoba më të larta për menaxherin e institucionit apo lokalit ku thyhet ligji sesa për vetë personin që tymos.
Ndërkohë, zbatimi i Ligjit për Kontrollin e Duhanit mbetet sfidues në Kosovë.
Në konferencën e organizuar nga iniciativa e të rinjve “Mos e dhez” u tha se Kosova ka një ligj shumë të avancuar për kontrollin e duhanit, ndërsa sfidat e zbatimit të tij në praktikë kërkojnë një bashkërendim sa më gjithëpërfshirës të aktiviteteve nga të gjithë për respektimin më të mirë të tij.(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...