Profesori i Universitetit të Prishtinës, Bujar Dugolli, ka reaguar lidhur me vendimet e Komunës së Prishtinës për projektin e transformimit të sheshit ‘Xhorxh Bush’.
“Pse po tjetërsohet prona e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka thënë profesori Dugolli.
Dugolli në një shkrim në Facebook, është shprehur se nuk do ta besonte kurrë që, pas lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Komuna e Prishtinës do të sillej në këtë mënyrë ndaj kampusit universitar, duke legjitimuar vendimet e masave të dhunshme serbe për tjetërsimin e pronës së Universitetit të Prishtinës.
Sipas tij shkatërrimi i kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” po vazhdon nga Komuna e Prishtinës për ndërtime me qëllime komerciale, pa marrë parasysh nevojat e institucioneve publike si Universiteti, Biblioteka Kombëtare dhe Radio Televizioni i Kosovës.
Ai tutje ka thënë se dikur, rektori i Universitetit dhe studentët burgoseshin nga regjimi serb sepse mbronin Universitetin dhe pronën e tij, ndërsa sot, ka thënë ai për interesa komerciale private, shkatërrohet prona publike, ndërsa reagimet mungojnë!
“Për habi, nuk kemi asnjë reagim publik për këtë marrje dhe degradim të pronës e hapësirës universitare, as nga menaxhmenti i UP-së dhe as nga studentët!”, ka shkruar Dugolli.
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit