Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se deklaratat e opozitës në Kosovë e inkurajojnë Serbinë dhe grupet kriminale që duan minimin e shtetësisë së vendit.
Sipas tij, në vend të kritikës për Serbinë dhe Listën Serbe, opozita po i kritikojnë veprimet e qeverisë.
“E habitshme dhe shumë e dëmshme për Kosovën kjo qasje e opozitës”, ka shkruar Dugolli.
Kujtojmë se pas daljes se Listës Serbe nga institucionet e Kosovës dhe pas dorëzimit të uniformës së policisë nga serbët e Kosovës, pati reagime nga partitë opozitare, ku kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se rreziku i përshkallëzimit në vend është evident dhe i njëjti duhet të shmangët.
Kurse, partia e dytë opozitare, LDK, përmes një komunikate ka thënë se “politikat populiste i sjellin Kosovës dëme afatgjate”.
Ndërsa, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kreut të qeverisë, Albin Kurti, që sipas tij, ta ndërpres shkatërrimin e vendit ose do ta ndërpresin ata./arbresh.info/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...