Presidenti Ilir Meta i kërkoi sot kryeparlamentarit Gramoz Ruçi ngritjen e një Komisionit Parlamentar Hetimor, pasi Kreu i Shtetit ka dyshime të forta për mënyrën si u krye pajisja me çertifikatë sigurie e Gent Cakajt, të propozuarit nga kryeministri Edi Rama për ministër të Jashtëm në vetëm 24 orë, nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar.
Teksa kanë kaluar disa orë nga kërkesa e Kreut të Shtetit, ka ardhur edhe reagimi i këtij institucioni për çështjen “Cakaj”, ku sqarohet e gjithë procedura për pajisjen me certifikatë sigurie të tij.
DSIK sqaron se pas verifikimeve rezultoi se Gent Cakaj ishte i parrezikshëm dhe është pajisur me çertifikatë sigurie në përputhje me ligjin.

Helmohen 56 studentë të Policisë në Shqipëri, dy të arrestua...
Asnjë polic shqiptar mes 12 më të mirëve në Ditën e Policisë...
Policia e Kosovës: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë, askus...
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kand...
Kërcet dajaku te Reali, Valverde përfundon në spital
Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avioni...