Zëvendëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbott.
“Zëvendëskryeministri në detyrë z. Driton Selmanaj informoi Ambasadorin Abbott mbi zhvillimet e fundit politike në vend si dhe përgatitjet për zgjedhjet për Kuvend të Kosovës. Ambasadori Abbott theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë partner për Republikën e Kosovës në procesin e fuqizimit të sundimit të ligjit dhe rritjes së llogaridhënies” bëhet e ditur përmes një komunikate për medie.
Aty thuhet se zëvendëskryeministri në detyrë Selmanaj, po ashtu njoftoi ambasadorin Abbott se përkundër procesit elektoral i cili është duke u zhvilluar, Qeveria në detyrë mbetet e përkushtuar për të zbatuar programin e saj në përputhje të plotë me obligimet ligjore si dhe kushtetuese.
Abbott ka qenë kritik i ashpër i tubimeve elektorale që po mbahen nga partitë politike në kohë pandemie./arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim