Drini i Bardhë është lumi më i dëmtuar në Kosovë për shkak të eksploatuesve ilegalë të rërës dhe zhavorrit thuhet në një hulumtim të Preportr.
“Banorët e fshatrave përreth po i vuajnë më së shumti pasojat. Ata janë të rrezikuar nga gropat e mëdha që janë hapur afër shtratit të lumit dhe nga vërshimet”, thuhet aty.
Institucionet kompetente nuk kanë arritur ta mbrojnë këtë lum sipas Preportr.
“Ato në të shumtën e rasteve nuk ua konfiskojnë makineritë operuesve ilegalë, të cilët po vazhdojnë degradimin e lumit.”
Eskploatuesit edhe sot vazhdojnë të operojnë ilegalisht pranë lumit në fshatin Dobidol të Rahovecit, i cili nga nxjerrja e rërës dhe zhavorrit është degëzuar në dy drejtime, thuhet tutje në hulumtim. /arbresh.info/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër