Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, buxhetin për vitin 2025 e ka quajtur buxhet të fukarallëkut i cili e len anash shëndetësinë dhe arsimin.
Dreshaj ka thënë se buxheti i ndarë për shëndetësi është më i ulëti në rajon, shkruan Arbresh.info.
“Ky buxhet është buxhet i fukarallakut, vazhdon ta lë anash shëndetësin dhe arsimin!Pretendimet e Kryeministrit se shëndetësia dhe arsimi janë prioritet qeverisës, janë mashtrimi i radhës. Me këtë buxhet të ndarë për shëndetësi që është buxheti më i ulët në rajon me raport me BPV.”, ka shkruar ai në Facebook.
“Ky buxhet nuk i adreson problemet e shoqëris kosovare.
Me këtë buxhet Kosova do të jetë vendi :
1. me paga më të ulëta në rajon për punëtorët shëndetësor,
2. nuk do të ketë sigurime shëndetësore,
3. do të vazhdojë lista e pritjeve për shërbime shëndetësore,
4. nuk do të zgjidhet ikja e punëtorve shëndetësor jasht vendit,
5. do të vazhdoj gjakderdhja financiare per trajtime shëndetësore jasht institucioneve publike dhe jasht vendit”, ka thënë Dreshaj.
Dreshaj ka shtuar se me buxhetin për arsimin, gjendja do të vazhdojë të përkeqësohet në këtë sektor.
“Për buxhetin në arsim as mos të flasim, gjendja do të vazhdojë të përkeqsohet. Mësimdhënësit do ta kenë pagen më të ultë në rajon, e sa për cilësi vendin na e ka treguar PISA, të fundit në rajon e Europë”, është shprehur ai./Arbresh.info/
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...