Gani Dreshaj ka reaguar pas numërimit të votave me kusht dhe votave përmes postës, që ia dhanë atij fitoren në Istog, duke e përmbysur rezultatin.
Pas numërimit të votave me kusht dhe votave përmes postës, Dreshaj i mori 1475, ndërsa Rugova vetëm 133. Prej kësaj, doli në epërsi Dreshaj duke e marrë postin e të parit të Istogut.
Ai ka shkruar në profilin e tij në facebook, se betohet se do të jetë kryetar i të gjithëve.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Faleminderit Istog, faleminderit diasporë, faleminderit sovran. Ndryshimi ndodhi, betohem se do të jem i të gjithëve, do të jem për të mirën e Istogut, për Istogun evropian. Faleminderitttttt nga zemraaaaaaaaaaaa!”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.
Istogu bëhet komuna e tetë e fituar nga AAK’ja këto zgjedhje.
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, Fushë Kosovë...
Raphinha rikthehet para El Clasicos dhe mund ta vendos titul...
Glam dhe pink, kombinimi perfekt nga Kida
Zgjedhjet lokale, Britania e Madhe voton sot
Kina, fituesja e madhe ekonomike nga lufta SHBA-Iran në Lind...
“Aleate e rëndësishme”: SHBA-ja synon përfshirje...